Sulmi me armë kimike, SHBA lëshon raketat e para dhe shkatërron bazën ajrore siriane

Publikuar tek: bota, më 06:13 07-04-2017 Sulmi me armë kimike, SHBA lëshon raketat e para dhe shkatërron bazën ajrore siriane

Pas sulmit vdekjeprurës më armë kimike, Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar një bazë ajrore siriane në orët e para të 7 prillit.

Ky është sulmi i parë direkt i Amerikës ndaj qeverinë siriane në luftën gjashtëvjeçare dhe ishte urdhëri i parë më i rëndësishëm ushtark i Donald Trumpit, që kur është zgjedhur president.

Vetëm pak para sulmit, diplomatët rusë e kanë paralajmëruar SHBA-në për veprim të tillë dhe thanë se SHBA, duhet të marrë “të gjitha përgjegjësitë” për “pasojat negative”.

Trump gjatë fushatës presidenciale kishte thënë se është kundër përfshirjes në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Por, pas sulmit të dyshuar me gaz nervor në qytetin Khan Sheikhoun, ku u vranë më shumë se 86 persona, ka thënë se ishte prekur nga fotografitë ë fëmijëve të vrarë dhe ka thënë se “për mua, këtu janë kaluar shumë vija”.

Rreth 60 rakta amerikane të tipit tomahaëk, kanë sulmuar anijet luftarake në Detin Mesdhe, duke pasur në shënjestër bazën ajrore Shatrat në perëndim të Sirisë. SHBA thotë se në këto sulme janë goditur stacione të aeroporteve, avionë, radarë dhe stacione të karburantit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E vërtetojnë neuroshkencëtarët: Vera vë në punë trurin tonë më shumë se çdo veprim tjetër, ja përse
Sulmi i SHBA në Siri, acarohen marrëdhëniet me Rusinë, Putin: Veprim i pamatur, do të rrisë konfliktet mes nesh; Trump: Vdiqën fëmijë, luftë terrorizmit! »
Article Logic
Execution time: 0.010390996932983
array(1) { ["section"]=> string(89) "sulmi-me-arme-kimike-shba-leshon-raketat-e-para-dhe-shkaterron-bazen-ajrore-siriane-74359" }