Sulmi me armë ndaj hotel ‘Voloreka’ në Tushemisht, Gjykata lë në burg 3 të akuzuarit (AKUZAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:10 18-09-2020 Sulmi me armë ndaj hotel ‘Voloreka’ në Tushemisht, Gjykata lë në burg 3 të akuzuarit (AKUZAT) Momenti i arrestimit te 3 te dyshuarve

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rivlerësuar masat e sigurisë për 3 të arrestuarit që sulmuan dy herë me armë zjarri hotel “voloreka” në tushemisht të Pogradecit.

Gjykata vendosi masën ‘arrest me burg’ për Anterio Kaloshin, Meardi Berberin dhe Ervin Kalaja. Kaloshi është shok i Orgest Bilbilit, i cili akuzohet se ka bërë edhe sulmin ndaj hotelit, ndërsa ishte në shoqërinë e tij kur u arrestua.

Ata akuzohen për armbajtje pa leje, kundështim të policisë dhe falsifikim dokumentesh.

Tre të dyshuarit u arrestuan në Tiranë në 13 gusht, ndërsa fillimisht ishte Gjykata e Pogradecit që shpalli moskompetencën për këtë çështje.

Çështja i kaloi Gjykatës Penale në tiranë, që la në burg tre të dyshuarit e sulmit ndaj hotel “Voloreka” në Tushemisht.

Të tre të arrestuarit nuk janë emra të panjohur për policinë, pasi kanë qenë të arrestuar edhe më parë.

- Anterio Kaloshi, 29 vjeç, banues në Lushnjë, person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës
- Meardi Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec, person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës
- Ervin Kalaja, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020635843276978
array(1) { ["section"]=> string(95) "sulmi-me-arme-ndaj-hotel-voloreka-ne-tushemisht-gjykata-le-ne-burg-3-te-akuzuarit-akuzat-220847" }