Sulmi me armë në zyrat qendrore të Youtube, zbulohet identiteti i autores

Publikuar tek: bota, më 17:07 04-04-2018 Sulmi me armë në zyrat qendrore të Youtube, zbulohet identiteti i autores Autorja e sulmit me armë, Nasim Agham

Një sulm me armë përpara zyrave qendrore të Youtube, ka terrorizuar të gjithë Floridan, ndërsa policia ka bërë të mundur identifikimin e autores.

Sipas BBC, autorja e dyshuar e sulmit quhet Nasim Agham, 39 vjeç dhe ushtronte profesionin e videoblogeres në Youtube.

Policia raporton se 39 vjeçarja ishte e acaruar me kompaninë, sepse sipas saj ata po i filtronin videot që ajo postonte dhe kjo i sillte më pak të ardhura Agham.

Nga ky sulm mbetën të plagosur tre persona, ndërsa autorja ka qëlluar veten për vdekje.

Nasim Agham ishte e shpallur prej dy ditësh në kërkim nga policia pasi familjarët e saj nuk arritën të lidheshin me të.

YouTube mbylli llogarinë e saj pas vrasjes. Sakaq edhe llogaritë e saj të Instagram dhe Facebook nuk gjenden më.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012187004089355
array(1) { ["section"]=> string(79) "sulmi-me-arme-ne-zyrat-qendrore-te-youtube-zbulohet-identiteti-i-autores-115688" }