Sulmi me bombë ndaj gazetares, zbulohet shënimi që la gjysëm ore përpara ekzekutimit

Publikuar tek: bota, më 08:11 17-10-2017 Sulmi me bombë ndaj gazetares, zbulohet shënimi që la gjysëm ore përpara ekzekutimit

Gazetarja investigative nga Malta, Daphne Caruana Galizia u vra dje në një atentat me bombe në makinën e saj.

53-vjeçarja udhëhoqi investigimin e skandalit “Panama Papers” dhe lidhjet me korrupsionin.

Ajo kishte në pronësi një blog që quhej “Running Commentary” dhe shkruante artikuj për politikanë të korruptuar.

‘Hajdutë e mashtrues gjithandej nga hedh sytë. Situata është dëshpëruese”, shkruante gazetarja Dahpne Caruana Galizia vetëm gjysëm ore përpara ekzekutimit të saj me bombë.

Galizia sapo kishte dalë nga shtëpia e saj në një rrugë në veri të Maltës dhe në ato momente shpërtheu bomba e vendosur në makinën e saj.

Ajo njihet si një nga gazetaret më të njohura investigative në Maltë dhe kishte akuzuar kryeministrin maltez Joseph Muscat për disa gjëra që sipas saj nuk kishin shkuar mirë.

Dje kryeministri Muscat e dënoi atentatin ndaj gazetares duke e quajtur si sulm ndaj shtypit të lirë, shkruan newsbomb.al.

“Çdo njeri e di që Caruana Galizia është një kritikuese e imja, dhe nga ana politike dhe personale, por askush nuk e justifikion këtë akt, unë nuk do të ndalem derisa drejtësia të dënojë autorët”, është shprehur kryeministri.

Këtë vit gazetarja shkroi në blog akuza për gruan e kryeministrit pasi sipas saj ajo ishte pronare e një kompanie në Panama dhe shuma të mëdha parash kishin lëvizur midis kompanisë dhe llogarive bankare në Azerbaxhan.

Por kryeministri dhe gruaja e tij e mohuan këtë fakt.

Galizia njihet që ka patur nën shënjestrën e saj politikanë dhe zyrtarë nga Malta, duke e parë ishullin si një vend të korruptuar.

“Jeta publike e Maltës është e lidhur me njerëz të rrezikshëm të paqëndrueshëm pa parime ose skrupuj”, shkruajti ajo vitin e kaluar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Stuhia “Ophelia” mbërrin në Europë, shkakton tre viktimat e para
Gjykata gjermane BURGOS 80-vjeçaren, kjo është arsyeja (HISTORI PËR MOS T’U HUMBUR) »
Article Logic
Execution time: 0.0099339485168457
array(1) { ["section"]=> string(89) "sulmi-me-bombe-ndaj-gazetares-zbulohet-shenimi-qe-la-gjysem-ore-perpara-ekzekutimit-96153" }