Sulmi me granatë, ‘blindohet’ Lushnja/ Kryebashkiaku Fatos Tushe drejt Tiranës, kush është sekretarja e tij e plagosur më rëndë, nënë me fëmijë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:31 31-12-2019 Sulmi me granatë, ‘blindohet’ Lushnja/ Kryebashkiaku Fatos Tushe drejt Tiranës, kush është sekretarja e tij e plagosur më rëndë, nënë me fëmijë Tushe-Qalliu

Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe dhe sekretarja e tij janë  nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar shkruan newsbomb.al.

Mësohet se pas shpërthimit të granatës në zyrën e kryebashkiakut, Tushe ka mbetur i plagosur në shpatullën e djathtë dhe në këmbë.

Burimet i thanë newsbomb.al se Tushe është jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. Më rëndë është sekretarja e tij Erisa Qalliu e cila mbeti gjithashtu e plagosur nga ky sulm i rëndë.

Erisa ka marrë plagë në dorë dhe në fytyrë. Ajo është nënë e një fëmije, shkruan newsbomb.al.

Kujtojmë që granata është vendosur poshtë derës së kryetarit, dhe në momentin që Fatos Tushe ka hapur derën e zyrës ka ndodhur dhe shpërthimi i fuqishëm që plagosi kryebashkiakun dhe sekretaren e tij.

Dyshohet se autor i këtij atentati është shtetasi Gëzim Saraçi, i cili ka qenë më herët shofer në Bashkinë e Lushnjes, ndërsa ka pasur debate të herëpashershme me Tushen.  Bëhet me dije se 45 vjeçari Gëzim Saraçi ka qenë shofer i kryebashkiakut të mëparshëm të Bashkisë së Lushnjes Albert Sanxhaku, dhe në kohën kur në detyrë ka ardhur Fatos Tushe, ai është larguar nga puna. Nuk dihet nëse largimi nga puna ka qenë motivi i kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur sot Lushnjen.

Ndërkaq Saraçi është shpallur në kërkim teksa në Lushnje është nisur vetë drejtori i policisë Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj, drejtor i policisë kriminale.

Aktualisht Lushnja është e ‘blinduar’ nga forcat e shumta policore ndërsa janë ngritur edhe post-blloqe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plagë të rënda në shpatullën e djathtë dhe këmbë, Fatos Tushe niset drejt Tiranës për mjekim
Hodhi granatën dhe u largua me vrap nga zyra, Policia reagon për sulmin ndaj Fatos Tushes (DEKLARATA) »
Article Logic
Execution time: 0.012182950973511
array(1) { ["section"]=> string(144) "sulmi-me-granate-blindohet-lushnja-kryebashkiaku-fatos-tushe-drejt-tiranes-kush-eshte-sekretarja-e-tij-e-plagosur-me-rende-nene-me-femije-190801" }