Sulmi me gurë ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, Manastirliu: Frymëzuar nga gjuha e palogjikshme e urrejtjes, që po përdoret kundër bluzave të bardha

Publikuar tek: aktualitet, më 15:51 21-11-2020 Sulmi me gurë ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, Manastirliu: Frymëzuar nga gjuha e palogjikshme e urrejtjes, që po përdoret kundër bluzave të bardha

Pas sulmit ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, ku u thyen xhamat, ka reaguar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Me anë të një postimi në rrjtet sociale Manastirliu ka dënuar aktin e dhunshëm.

Sipas Manastirliut ky akt ka ardhur si frymëzim prej gjuhës së palogjikshme të urrejtjes, që po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha.

“Gurët e hedhur sot mbi qendrën shëndetësore në Lagjen Skënderbej në Elbasan, të cilën vetëm pak muaj më parë e rindërtuam me standardet më të mira pas braktisjes prej 4 dekadash, janë një akt agresioni kundër institucioneve jetëshpëtuese, të frymëzuar prej gjuhës së palogjikshme të urrejtjes, që po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha.

Dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm, dhe mbështes me forcë punën e çdo mjeku e infermieri që shërben me përkushtim në këto kohë të vështira, në çdo cep të Shqipërisë.

Bluzat e bardha meritojnë mirënjohjen tonë dhe jo dhunën verbale të kujt ka humbur busullën,” shkruan Manastirliu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Konflikti për fabrikën e kromit, flet vëllai i autorit të atentatit në Bulqizë: I zunë pritë Besmirit dhe qëlluan me armë…(E PLOTË)
Gruaja godet me sqepar burrin në Kurbin, ndërron jetë në spital 61-vjeçari (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.010654211044312
array(1) { ["section"]=> string(156) "sulmi-me-gure-ndaj-qendres-shendetesore-ne-elbasan-manastirliu-frymezuar-nga-gjuha-e-palogjikshme-e-urrejtjes-qe-po-perdoret-kunder-bluzave-te-bardha-228611" }