Sulmi me tritol ndaj gazetarit në Lezhë, PD: Rama frymëzon krimin të ngrejë dorë kundër gazetarëve

Publikuar tek: politike, më 15:41 30-10-2020 Sulmi me tritol ndaj gazetarit në Lezhë, PD: Rama frymëzon krimin të ngrejë dorë kundër gazetarëve Albana Vokshi

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me sulmin me tritol ditën e sotme ndaj gazetarit Elidon Ndreka në Lezhë.

E shqetësuar për ngjarjen në fjalë, përmes një shënimi në ish-deputetet Vokshi, PD bën përgjegjës Ramës, i cili me fyerjet ndaj medias frymëzon çdo ditë krimin që të ngrihet kundër gazetarëve dhe gjithë medias.

Vokshi thotë se gazetaria dhe liria janë në bashkëveprim dhe nuk bëjnë pa njera-tjetrën, duke apeluar ndëshkim për këdo që cënon median.

Reagimi i Vokshit

Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë pas sulmit me tritol kundër gazetarit të Neës 24 në Lezhë, Elidon Ndreka.

Atentati me tritol ndaj banesës së gazetarit është sulmi i radhës ndaj lirisë së medias. Si i tillë, ky është një akt i dënueshëm. PD kërkon zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarje të rëndë.

Për frymën dhunuese ndaj gazetarëve, PD bën përgjegjës Edi Ramën, i cili me sulmet e përditshme ndaj mediave dhe gazetarëve kritikë frymëzon krimin dhe zyrtarët e korruptuar të ngrenë dorën kundër gazetarëve.

Nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria ra 9 vende në Indeksin e Lirisë së Shqypit, duke u klasifikuar si vend problematik për lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve.

Pa gazetarë të lirë, nuk ka demokraci! Kush prek gazetarët, duhet të ndëshkohet!!

Partia Demokratike është në krah të gazetarëve për të mbrojtur lirinë e fjalës, e kërcënuar sot më shumë se kurrë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Në rast fluksi do zgjedhim kush trajtohet i pari', reagon ashpër Basha: Ky është krim, kush ia jep të drejtën Ramës të zgjedhë kush të jetojë?
Rama, Vuçiç dhe Zaev takohen sot për Shengenin Ballkanik, Kosova nuk konfirmon pjesëmarrjen »
Article Logic
Execution time: 0.010315895080566
array(1) { ["section"]=> string(103) "sulmi-me-tritol-ndaj-gazetarit-ne-lezhe-pd-rama-frymezon-krimin-te-ngreje-dore-kunder-gazetareve-225800" }