Sulmi ndaj anijeve me naftë në Gjirin e Omanit, Pompeo: Irani përgjegjës

Publikuar tek: bota, më 19:57 13-06-2019 Sulmi ndaj anijeve me naftë në Gjirin e Omanit, Pompeo: Irani përgjegjës

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha sot se Irani është përgjegjës për sulmin ndaj dy anijeve cisternë që transportonin naftë në Gjirin e Omanit.

“Republika Islamike e Iranit është përgjegjëse për për sulmet që ndodhën sot në Gjirin e Omanit," u tha Pompeo gazetarëve në Departamentin e Shtetit të SHBA.

"Ky vlerësim bazohet në inteligjencën, në armët e përdorura, në nivelin e ekspertizës së nevojshme për ekzekutimin e operacionit, sulmet iraniane të kohëve të fundit në transportin detar dhe në faktin se asnjë grup proxy që vepron në këtë zonë nuk ka burime dhe aftësi për të vepruar me një shkallë të lartë të sofistikimit”, vijoi Pompeo.

Dhjetëra anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan pasi dy anije-cisternë me naftë shpërthyen në Gjirin e Omanit mëngjesin e sotëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012834072113037
array(1) { ["section"]=> string(77) "sulmi-ndaj-anijeve-me-nafte-ne-gjirin-e-omanit-pompeo-irani-pergjegjes-168130" }