Sulmi ndaj autobusit të kosovarëve, zyrtari i qeverisë u bën thirrje qytetarëve: Mos udhëtoni në Serbi

Publikuar tek: rajon, më 11:31 25-08-2019 Sulmi ndaj autobusit të kosovarëve, zyrtari i qeverisë u bën thirrje qytetarëve: Mos udhëtoni në Serbi Autobusi i goditur nga huliganë serbë

Këshilltari i zv/kryeministrit të Kosovës Jetlir Zyberaj u bëri thirrje qytetarëve të vendit të shmangin udhëtimet që kalojnë përmes territorit të Serbisë.

Deklarata e tij vjen pas incidentit të mbrëmshëm në Krushevac, ku u sulmua me gurë autobusi që transportonte udhëtarët kosovarë nga Gjermania drejt Kosovës.

Ndërkohë, ai nuk la pa sulmuar dhe Ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç për retorikën e papranueshme dhe propagandën kundër Kosovës, të cilat çojnë në realizimin e akteve vandalizuese.

‘’Përderisa Ministri Daçiç si ish-zëdhënës i Millosheviçit i bën të gjitha përpjekjet e tij për lajme të rreme dhe propagandë kundër Kosovës, ai duhet të përqendrohet në ndalimin e incidenteve që janë iniciuar nga vetë Beogradi. Ne jemi në kontakt me BE dhe kërkojmë përgjegjësi të plotë dhe garancione nga Beogradi për sigurinë nëse qytetarët tanë udhëtojnë nëpër Serbi. Gjithashtu përsërisim thirrjen e MPJ së Kosovës që të shmanget udhëtimi nëpër Serbi përderisa nuk ka siguri për Kosovarët dhe incidentet vazhdojnë. Kjo është vazhdimësi e incidenteve dhe jo rast i izoluar”, ka thënë Zyberaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020766973495483
array(1) { ["section"]=> string(107) "sulmi-ndaj-autobusit-te-kosovareve-zyrtari-i-qeverise-u-ben-thirrje-qytetareve-mos-udhetoni-ne-serbi-176268" }