Sulmi ndaj Lalës, Unioni i Gazetarëve kërkon publikimin e ecurisë së hetimeve, kujton dhunën barbare ndaj Elvi Fundos

Publikuar tek: barometri, më 07:09 01-09-2018 Sulmi ndaj Lalës, Unioni i Gazetarëve kërkon publikimin e ecurisë së hetimeve, kujton dhunën barbare ndaj Elvi Fundos

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar përsëri pas ngjarjes kriminale ndaj gazetares Klodiana Lala.

 

Sipas Unionit të Gazetarëve, drejtësia, çështjet dhe autorët e krimeve mbi gazetarët, nuk mund t’i lerë vetëm në kërkim.

Duke sjellë në vëmendje edhe rastin e dhunës barbare të ushtruar ndaj gazetarit Elvi Fundo vitin e kaluar, Unioni i Gazetarëve kërkon prej autoriteteve të raportojnë publikisht për ecurinë e hetimit dhe punën për zbardhjen e autorësisë dhe motiveve të këtij krimi. 

31 gusht 2018

Deklaratë në ditën e dytë pas ngjarjes kriminale ndaj gazetares

Rastet e rralla por tronditese, te kercenimeve, dhunes apo edhe agresioneve ndaj gazetareve te ndodhura ne Shqiperi, jane te lidhura rendom me perseritjen e nje praktike fyese dhe pse jo kriminale, ate te futjes ne kalenda. Ne pergjithesi autoret e tyre ose largohen ne drejtim te paditur ose edhe kur kapen e arretohen, kane nje fat te panjohur gjykimi e ndeshkimi. 
Rasti dhe qasja e kolegut Artan Hoxha ndaj historise se dhunes barbare te ushtruar mbi gazetarin Elvi Fundo eshte nje argument “kokeforte”.
Unioni i Gazetareve Shqiptare ne diten e dyte pas ngjarjes tronditese, te goditjes me bresheri arme mbi banesen e prinderve te gazetares Klodiana Lala, kerkon prej autoriteteve te institucioneve ligjzbatuese te raportojne publikisht per ecurine e hetimit dhe punen per zbardhjen e autoresise dhe motiveve te ketij krimi. 
Ne jemi ne pritje te zbardhjes dhe sqarimit te plote te motiveve dhe autoresisese kesaj ngjarjeje kriminale. Ne mbetemi ne besimin se, kriminelet do te vihen para drejtesise ligjore. 
Ky rast dhe deshmi te tjera kercenimesh, te raportuar nga kolege te tjere, jane elemente te nje situate provokative dhe kercenuese mbi komunitetin e gazetareve ne vend dhe mbi raportimin kurajos ne veçanti. Keto episode nuk duhet te na stepin e frikesojne, por solidariteti yne profesional duhet te imponoje drejtesidhenien dhe drejtesiberjen e Institucioneve te sistemit aktual te drejtesise ne vend. Kjo situate nuk eshte alibi as per nje pale dhe per asnje aktor te politikes. Politizimet ne kesi rastesh jane mbulese shpetuese dhe fshehjeje per autoret dhe kriminelet qe rrezikojne gazetaret dhe lirine raportuese.
Unioni i Gazetareve Shqiptare konstaton se, gjate dy vjeteve te fundit per arsye dhe motive kercenimesh per shkak te detyres, jane shtuar rastet e kolegeve dhe familjeve te tyre qe synojne te largohen nga vendi ne kerkim te nje qetesie dhe normaliteti jetik. Keto raste duhet te jene nje alarm per te gjithe dhe nje arsye e madhe qe pushteti politik dhe gjithe institucionet ligjore te vendit te shumefishojne kontributin per triumfin e drejtesise dhe funksionimin e shtetit ligjor. Kjo eshte e vetmja garanci per lirite tona themelore dhe veçanerisht per nje realitet te lirise se gazetarit dhe te mediave, si nje nder pushtetet me jetike te demokracise se nje vendi.

Zyra e shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035668849945068
array(1) { ["section"]=> string(122) "sulmi-ndaj-lales-unioni-i-gazetareve-kerkon-publikimin-e-ecurise-se-hetimeve-kujton-dhunen-barbare-ndaj-elvi-fundos-132816" }