‘Sulmi ndaj policisë shenjë dëshpërimi’, Lleshaj-Berishës: Haxhi Mileti ka hequr dorë nga…

Publikuar tek: politike, më 14:24 25-04-2019 ‘Sulmi ndaj policisë shenjë dëshpërimi’, Lleshaj-Berishës: Haxhi Mileti ka hequr dorë nga…

Ministri Brendshëm Sandër Lleshaj foli sot nga foltorja e Parlamentit për grabitjen e Rinasit dhe pëer baltën e hedhur mbi policinë.

Ashtu si ish-kryeministri Sali Berisha e quan Lleshajn “Vasal Kimiku” edhe ministri duket se ka vendosur ta thërrasë me një pseudonim Berishën.

Lleshaj e cilësoi Berishën si “Haxhi Mileti”, ndërkohë që tha se  Policia e Shtetit ka bërë një punë shumë të mirë.

“Ligji që do miratohet sot do t’i japë një zgjidhje të konsoliduar sistemit. Ligji mundëson rritjen e bashkëpunimit mes Prokurorisë. Ky ligj krijon kushtet bazë për rritjen e profesionalizimit të oficerëve të policisë gjyqësore, duke filluar nga momentet e kualifikimet. Edhe sulmi ndaj Policisë së Shtetit është shenjë e dëshpërimi të madh. Jo vetëm sulme me gurë por edhe sulme verbale. Në një hark të shkurtër kohor, vetëm pak ditë e cila u finalizua me një vjedhje, Policia e Shtetit arriti të dokumentojë me prova shkencore një vepër shumë të rëndë që ka tronditur opinionin publik. Grupi kryesohet nga Haxhi mileti. Ai ka hequr dorë nga thirrja e njerëzve me emrin e vërtetë. Besoj se e dini kushdo që ka lexuar librin e Ismail Kadaresë e di kush është Haxhi Mileti.

Në Kosovë ky grup ka sulmuar banka, ka sulmuar Policinë e Shtetit ka lidhje me celulat terroriste. Mbetet në grupin shqiptar të mbahet kjo situatë e cila është e jashtëzakonshme. Ishte vetëm sot një shenjë interesante e vlerësimi e cila e Ngarkur me Punë e vlerësoi si policinë më të mirë në Kuvend”, tha Lleshaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018898010253906
array(1) { ["section"]=> string(92) "sulmi-ndaj-policise-shenje-deshperimi-lleshaj-berishes-haxhi-mileti-ka-hequr-dore-nga-161817" }