Sulmi ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, Gazment Bardhi i përgjigjet akuzave të Ballës: Rama dërgon Ballën për të kkrijuar histori të rreme, mos bini pre e manipulimeve

Publikuar tek: politike, më 15:50 21-11-2020 Sulmi ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, Gazment Bardhi i përgjigjet akuzave të Ballës: Rama dërgon Ballën për të kkrijuar histori të rreme, mos bini pre e manipulimeve Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi kreun e PD Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, se me thirrjet e tyre kanë motivuar këta njerëz të papërgjegjshëm që sulmojnë qendrat shëndetësore, pas sulmit ndaj qendrës shëndetësore në Fushë Mbret.

Këtyre akuzave të Ballës i është përgjigjur Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se kjo është një histori e rreme për të sulmuar Lulzim Bashën.

Sipas tij, Rama ka dërguar Ballën për të krijuar histori pasi po përpiqet të largojë vëmendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës.

“Edhe një herë Rama vazhdon të luajë politikisht me jetën e shqiptarëve. Ai dërgoi Taulant Ballen për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën, sepse ende nuk ka një pergjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia. Edi Rama vetëm po përpiqet të largojë vemendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës. Ne përsërisim thirrjen ndaj prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga covid19. Kjo nuk është një çështje politike, por është një çështje thelbesore për të gjithë shqiptarët. Populli shqiptar e ka aftësinë të mos bjerë pre e manipulimeve të Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spiropali ‘radikalizon’ akuzat: Luli po plotëson radhët e vdekura të opozitës me viktimat e COVID
Situata e rënduar nga Covid, Murrizi sulmon Bashën dhe Ramën: Palaçot, kërkojnë të bëjnë politikë me çdo të gjallë dhe të vdekur »
Article Logic
Execution time: 0.0091540813446045
array(1) { ["section"]=> string(175) "sulmi-ndaj-qendres-shendetesore-ne-elbasan-gazment-bardhi-i-pergjigjet-akuzave-te-balles-rama-dergon-ballen-per-te-kkrijuar-histori-te-rreme-mos-bini-pre-e-manipulimeve-228610" }