Sulmi ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, policia sqaron ngjarjen: Një i dehur theu xhamat, u shoqërua në komisariat

Publikuar tek: kulture-art, më 15:37 21-11-2020 Sulmi ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, policia sqaron ngjarjen: Një i dehur theu xhamat, u shoqërua në komisariat Taulant Balla ne qendren shendetesore

Pas sulmit ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, ku u thyen xhamat, ka reaguar edhe policia e shtetit.

Sipas policisë, autori ka qenë një person i dehur që ka qëlluar me gurë xhamat e shkollës dhe është arrestuar.

“Nje person ne gjendje te dehur ka gjuajtur  me gure ku jane thyer xhamat e nje shkolle dhe eshte shoqeruar ne komisariat, ne momentin qe do perfundojne veprimet proceduriale patjeter qe do kete nje njoftim per shtyp”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe socialisti Taulant Balla, i cili akuzon kreun e PD Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, se me thirrjet e tyre kanë motivuar këta njerëz të papërgjegjshëm që sulmojnë qendrat shëndetësore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulimi i madh në Egjipt, ekspozohen 100 sarkofagë dhe statuja të gjetura në varrin antik (Fotogaleri)
»
Article Logic
Execution time: 0.01117205619812
array(1) { ["section"]=> string(122) "sulmi-ndaj-qendres-shendetesore-ne-elbasan-policia-sqaron-ngjarjen-nje-i-dehur-theu-xhamat-u-shoqerua-ne-komisariat-228609" }