Notice: Object of class DOMNodeList could not be converted to int in /home2/newsbomb/public_html/index.php on line 242
Sulmi në Afganistan, shkon në 90 numri i viktimave, 400 të plagosur

Sulmi në Afganistan, shkon në 90 numri i viktimave, 400 të plagosur

Publikuar tek: bota, më 06:19 01-06-2017 Sulmi në Afganistan, shkon në 90 numri i viktimave, 400 të plagosur

Numri i të vrarëve nga sulmi i ditës së djeshme me një kamion – bombë në Kabul, ka arritur në 90 persona.

“Në këtë sulm të fuqishëm, 90 vetë janë vrarë dhe 400 të tjerë janë plagosur, përfshirë shumë gra dhe fëmijë”, ka njoftuar Qendra për media e qeverisë së Afganistanit.

Ministria e shndetësisë ka tërhequr vëmendjen se numri i të vrarëve mund të rritet.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim të fuqishëm, pasi sulme të ngjashme në të kaluarën janë ndërmarrë nga miliatntë talibanë dhe ata të Shtetit Islamik.

Policia e Kabulit tha se eksplozivi ishte fshehur në një kamion dhe kishte shpërthyer afër Ambasadës së Gjermanisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kujdes! Kjo është arsyeja e vërtetë dhe e rrezikshme pse nuk duhet të hyni në det me tatuazh të ri
E pranon vetë Putin: Rusët mund të kenë ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA »
Article Logic
Execution time: 0.01400899887085
array(1) { ["section"]=> string(71) "sulmi-ne-afganistan-shkon-ne-90-numri-i-viktimave-400-te-plagosur-80754" }