Sulmi në Barcelonë, zgjerohet bilanci i viktimave

Publikuar tek: bota, më 11:44 18-08-2017 Sulmi në Barcelonë, zgjerohet bilanci i viktimave

Shkon në 14 numri i viktimave në Barcelonë të Spanjës, pas sulmit terrorist që goditi dje zonën turistike.

Një furgon hyri mes për mes turmës në rrugën e mbushur me turistë dhe përplasi këdo që gjente përpara. Për pasojë humbën jetën 13 persona dhe mbi 80 te tjerë u plagosën.

Ndërkohë, paraditen e sotme bilanci i viktimave është zgjeruar duke shkruar kështu në 14 numrin e tyre.

Një grua e plagosur rëndë nuk mundi tu mbijetonte plagëve të rënda dhe humbi jetën në spital.

Qeveria spanjolle ka shpallur 3 ditë zie pas masakrës që tronditi botën, ndërsa autori, shoferi është ende në arrati.

ISIS mori përsipër sulmin disa orë pas aktit makabër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tjetër tmerr në Spanjë, por policia e parandalon në kohë, vret 5 persona
PAMJE QË TË PREKIN ZEMRËN! U rrëmbye nga ISIS, pas tre vitesh djali takohet me të ëmën »
Article Logic
Execution time: 0.010149002075195
array(1) { ["section"]=> string(54) "sulmi-ne-barcelone-zgjerohet-bilanci-i-viktimave-89469" }