Sulmi në Belgjikë, del VIDEO kur policia vret autorin e vrasjes së 3 personave

Publikuar tek: bota, më 08:33 30-05-2018 Sulmi në Belgjikë, del VIDEO kur policia vret autorin e vrasjes së 3 personave Moment nga ngjarja ne Belgjike

Dy policë janë qëlluar për vdekje në Belgjikë, ndërkohë që një grua u mbajt peng brenda një shkolle, ditën e djeshme.

Sulmi ku mbetën të vrarë dy oficerë policie dhe një kalimtar, dyshohet të ishte akt terrorist.

Kjo pasi agresori i cili pasi hapi zjarr me policinë, mori peng pastruesen e një gjimnazi në qytetin e Liezhit, u dëgjuar të bërtaste “Allahu Ekbar”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10.30 me orën lokale, kur rrëmbyesi ende i paidentifikuar qëlloi me armë drejt policisë pranë shkollës së mesme L’athénée Léonie në qendër të qytetit.

Mediat vendase raportuan se të plagosur kanë mbetën një tjetër oficer policie si dhe një qytetar. Ato gjithashtu kanë publikuar momentin e kundërpërgjigjes së bërë nga autoritetet belge që qëlluan për vdekje agresorin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012261152267456
array(1) { ["section"]=> string(84) "sulmi-ne-belgjike-del-video-kur-policia-vret-autorin-e-vrasjes-se-3-personave-122604" }