Sulmi në kampin e emigrantëve, OKB thirrje për armëpushim në Libi

Publikuar tek: bota, më 22:36 06-07-2019 Sulmi në kampin e emigrantëve, OKB thirrje për armëpushim në Libi Forca te armatosura qeveritare ne Tripoli

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka dënuar sulmin ndaj një kampi emigrantësh në Libi, pranë Tripolit, duke i bërë thirrje edhe palëve që luftojnë që të bëjnë armëpushim.

Qeveria e përkohshme në Libi, që është nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve dhe që u instalua pas rrëzimit të diktatorit Muammar Gaddaf, është duke u sulmuar nga trupat ushtarake të komandant Khalifa Haftarit, të cilët kontrollojnë pjesën lindore të Libisë.

Trupat ushtarake të Haftarit janë në një luftë civile dhe në konflikt me forcat qeveritare. Ata kanë nisur një ofensivë ushtarake për të marrë kontrollin e Tripolit, kryeqytetit.

Këshilli i Sigurimit të OKB, që është organi më i lartë i Kombeve të Bashkuara, i ka bërë thirrje palëve që t’i kthehen bisedimeve politike dhe marrëveshjes për armëpushim.

Nga sulmi i bërë në qendrën e emigrantëve në Tripoli, raportohet se kanë humbur jetën së paku 44 persona.

Trupat ushtarake të Khalifa Haftarit kanë akuzuar forcat qeveritare për këtë sulm në Tripoli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099878311157227
array(1) { ["section"]=> string(71) "sulmi-ne-kampin-e-emigranteve-okb-thirrje-per-armepushim-ne-libi-171367" }