Sulmi në Manchester, Ilir Meta letër ngushëllimi homologut britanik

Publikuar tek: aktualitet, më 11:17 23-05-2017 Sulmi në Manchester, Ilir Meta letër ngushëllimi homologut britanik

 Kryeparlamentari Ilir Meta i ka dërguar një letër ngushëllimi kreut të Dhomës së Deputetëve në Londër John Bercoë, pas sulmit në Manchester.

Si pasojë e sulmit terrorist mbetën në vdekur 22 person dhe 59 të plagosur. meta dënon aktin terrorist dhe e konsideron një krim barbar.

LETRA 

I nderuar zoti Kryetar,

Me hidhërim dhe keqardhje të thellë mësova lajmin tronditës për sulmin e tmerrshëm në Manchester ku shumë të rinj humbën jetën në moshën e tyre më të bukur.

Sulmi në Manchester është një krim barbar i cili nuk është tragjedi vetëm për vendin tuaj por për gjithë botën e qytetëruar. Në emër të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe timin personal më lejoni t’Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta Ju dhe të gjithë familjarëve që humbën njerëzit e tyre më të shtrenjtë e t’Ju siguroj se Shqipëria dhe shqiptarët qendrojnë pranë popullit tuaj në këtë cast të vështirë dhe përkrah gjithë botës së civilizuar në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Më lejoni mik i shtrenjtë të bashkoj lutjet e mia të sinqerta për viktimat e pafajshme që shpirtrat e tyre të prehen në paqe dhe t’u uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Duke Ju përcjellë ndjenjat e miqësisë së sinqertë dhe solidaritetit të plotë. Sinqerisht Ilir META Sh. T. Z. John BERCOW Kryetar i Dhomës së Deputetëve LONDON

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata “bombë” e Adriatik Llallës: Puçistët turk fshihen në Shqipëri
Meta: Zgjedhjet me opozitën dhe zhbllokimi i Reformës në Drejtësi mundësi për çeljen e negociatave »
Article Logic
Execution time: 0.010910034179688
array(1) { ["section"]=> string(72) "sulmi-ne-manchester-ilir-meta-leter-ngushellimi-homologut-britanik-79650" }