Sulmi në Manchester, numri i të arrestuarve arrin shifrën rekord

Publikuar tek: bota, më 17:01 27-05-2017 Sulmi në Manchester, numri i të arrestuarve arrin shifrën rekord

Autoritetet britanike po përpiqen të ndjekin rrjetin që ata besojnë se është pas sulmit në Mançester, teksa rezulton se kamikazi, Salman Abedi, ka biseduar me vëllain e tij në Libi, 15 minuta përpara se të kryente sulmin.

Hetuesit po punojnë për të gjetur bashkëpuntorët e 22-vjeçarit Abedi, mes shqetësimeve se ai është pjesë e një rrjeti që ka planifikuar kaos të mëtejshëm. Një person u arrestua të premten, i ndjekur nga dy të tjerë në orët e para të së shtunës. Kjo e ka çuar në 13 numrin e personave të arrestuar në këtë hetim, ndërkohë që 11 janë në paraburgim. Deri më tani, 2 persona janë lënë të lirë pa u akuzuar, sipas policisë së Mançesterit.

Vëllai më i vogël i kamikazit, Hashim Abedi, i ndaluar në Libi pas shpërthimit, kishte dijeni për lëvizjet e vëllait të tij, gjë të cilën ai e ka mohuar para hetuesve libianë. Më herët gjatë kësaj jave, milicia përgjegjëse për ndalimin e Hashim Abedit, u shpreh se të dy vëllezërit ishin pjesë e Shtetit Islamik. Me gjasa, Salman ishte stërvitur nga ISIS duke udhëtuar në Siri, muaj para sulmit që i mori jetën 22 personave, shumica prej të cilëve fëmijë.

Nga samiti i G7, kryeministrja britanike Theresa May, është shprehur se kërcënimi nga Shteti Islamik ende nuk po zhduket.

“Teksa ata humbasin territor në Irak dhe Siri, luftëtarët e huaj po kthehen dhe ideologjia plot urrejtje e grupit po shpërndahet online,”-u shpreh May, duke shtuar se lufta tashmë është zhvendosur nga fushëbeteja tek interneti.

Kryeministrja mori mbështetjen nga anëtarët e tjerë të G7, për të nxitur kompanitë teknologjike të zhvillojnë aftësi për të identifikuar materialet ekstremiste dhe për t’i raportuar të tilla përmbajtje tek autoritetet.//oranews//

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tillerson thyen traditën 20-vjeçare, jo iftar për Ramazanin
Pas fotos me Albana Osmanin, i burgosuri më seksi në botë përshëndet shqiptarët në mënyrë të veçantë »
Article Logic
Execution time: 0.012498140335083
array(1) { ["section"]=> string(69) "sulmi-ne-manchester-numri-i-te-arrestuarve-arrin-shifren-rekord-80200" }