Sulmi në Sri Lanka që përgjaku Pashkët, shkon në 138 numri i të vdekurve

Publikuar tek: bota, më 08:44 21-04-2019 Sulmi në Sri Lanka që përgjaku Pashkët, shkon në 138 numri i të vdekurve

Shkon në 138 numri i të vdekurve në Sri Kanka, pas 6 sulmeve me bombë në kisha dhe hotele, gjatë kremtimit të Pashkëve katolike në mesnatë.

Sipas BBC si pasojë e sulmeve të paktën 200 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa numri i viktimave mund të rritet.

Sulmet kanë ndodhur në 3 hotele kryesore në qytetin Colombo ndërsa shpërthimet me eksploziv pa pasur edhe në kishat e Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa. Ngjarja ka ndodhur kur besimtarët filluan kremtimin e të dielës së Pashkëve.

Shpërthimet duket se kanë qenë të koordinuara, pasi kanë ndodhur rreth orës 8:45 sipas kohës lokale.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin. Por thuhet se luftëtarët e kthyer nga grupi i Shtetit Islamik mund të paraqesin një kërcënim në vend.

bd08a421-1ff7-4455-89dc-0c38a6c01bff.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01164698600769
array(1) { ["section"]=> string(78) "sulmi-ne-sri-lanka-qe-pergjaku-pashket-shkon-ne-138-numri-i-te-vdekurve-161258" }