Sulmi në Stamboll, 9 nga 10 viktimat ishin gjermanë, Merkel: T’i kundërvihemi terrorizmit

Publikuar tek: bota, më 19:51 12-01-2016 Sulmi në Stamboll, 9 nga 10 viktimat ishin gjermanë, Merkel: T’i kundërvihemi terrorizmit

Të paktën 10 persona vdiqën në një atentat kamikaz në një zonë turistike të Stambollit, mes të cilëve nëntë ishin gjermanë, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur, sipas zyrtarëve të cilët theksojnë se kamikazi kishte lidhej me Sirinë.

Sipas një burimi nga zyra e kryeministrisë turke konfirmohet se kishte gjermanë mes të vdekurve në zonën Sultanahmet.

Kancelarja gjermane Angela Merkel në lidhje me sulmin në Sultanahmet tha se të gjithë së bashku duhet ti kundërvihemi terrorrizmit.

Merkel ka theksuar se ende nuk ka të gjitha informacionet në lidhje me atentatorët dhe viktimat e sulmit në Stamboll por se ka shqetësime se mes personave që kanë humbur jetën dhe atyre që janë plagosur ndodhen edhe shtetas gjermanë pasi në afërsi të vendngjarjes ka qenë një grup turistësh gjermanë. Ajo u shpreh se me këtë ngjarje  është vërtetuar edhe njëherë domosdoshmëria për të qëndruar së bashku kundër terrorizmit.

Edhe ministri i jashtëm gjerman Frank Ëalter Steinmeier ka theksuar se ky është sulm terrorrist, barbar dhe frikacak.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017245054244995
array(1) { ["section"]=> string(92) "sulmi-ne-stamboll-9-nga-10-viktimat-ishin-gjermane-merkel-t-i-kundervihemi-terrorizmit-29822" }