Sulmi në Stokholm në zonën më të frekuentuar nga shqiptarët, flet i riu i mbijetuar për newsbomb.al

Publikuar tek: bota, më 15:57 07-04-2017 Sulmi në Stokholm në zonën më të frekuentuar nga shqiptarët, flet i riu i mbijetuar për newsbomb.al

Tronditet Stockolmi- Një automjet ka hyrë me shpejtësi në një rrugë plot me kalimtarë në qendër të Stokholm, Suedi.

Raportohet deri tani për 5 të vdekur dhe për shumë të plagosur. Sipas informacioneve 2 prej viktimave janë terroristë e ndërsa 3 prej tyre ishin pjesë e turmës së kalimtarëve. Mediet raportojnë se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë ndërsa lëvizja e autobusave, trenave e gjithçka tjetër është paralizuar.

Ngjarja ka ndodhur në Drottninggatan në një nga rrugët kryesore të këmbësorëve të qytetit, pak para orës 15:00 sipas kohës lokale.

Kjo zonë njihet si një nga zonat më të frekuentuar të shqiptarëve. Një i ri i mbijetuar, me inicialet E.H, 27 vjeç rrëfen për newsbomb.al se ka qenë shumë afër vendit ku ndodhi sulmi dhe se policia është kujdesur ta çojë menjëherë në një vend të sigurtë. Dyshohet se bëhet fjalë për një akt terrorist.

"Para pak minutash kalova gjithë qejf në atë rrugë. Tani jam izoluar në shtëpi, s'ka asnjë lëvizje. Vendi është mbushur plot me policë.  Kjo është zona më e populluar e  Stockholm. Lëvizin miliona njerëz në ditë. Tani është orari që njerëzit kthehen nga puna dhe s’gjen dot ku të hedhësh një kokërr mollë. Dyshohet për sulm terrorist”, rrëfen i riu për newsbomb.al.  Sipas informacioneve, kamioni me të cilin u bë atentati ishte i një fabrike birre, Spedrups, i grabitur sot në mëngjes. Ky kamion presupozohej se do kalonte në zonën e pedonales për të dorëzuar një porosi në një restorant.  

Kryeministri Suedisë, Löfven: Te gjithë themi që është akt terrorist.

Policia evakuon të gjithe qendren e Stockholm Dyshohet për akt tjetër terrorist, arrestohet një person.

 

sulmi.jpg

Më poshtë momente nga sulmi: Foto dhe Video

 st.jpg

eee.jpg

 eeeeeeeeeee.jpg


Stokholm, newsbomb.al by newsbomb-al


Momente nga Sulmi- Te shtenat me arme by newsbomb-al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.76758098602295
array(1) { ["section"]=> string(104) "sulmi-ne-stokholm-ne-zonen-me-te-frekuentuar-nga-shqiptaret-flet-i-riu-i-mbijetuar-per-newsbomb-al-74430" }