Sulmi në Zelandën e Re, Facebook ndryshon rregullat e VIDEO LIVE

Publikuar tek: bota, më 09:07 15-05-2019 Sulmi në Zelandën e Re, Facebook ndryshon rregullat e VIDEO LIVE

Dy muaj pas një sulmi në një xhami në Zelandën e Re, që u transmetua drejtpërdrejt nga agresori në Facebook, kompania po paraqet rregulla të reja për këtë funksion.

Duke filluar nga e mërkura, përdoruesit që thyejnë "politikat serioze" të Facebook do të ndalohen menjëherë nga përdorimi i Facebook Live për një periudhë kohore, si p.sh. 30 ditë.

Facebook nuk ka specifikuar të gjitha rregullat që do të përdorë për të zbatuar qasjen e re, por vuri në dukje standardet aktuale të komunitetit që ndalojnë përhapjen e propagandës terroriste në rrjetin social. Politika do të zgjerohet në tema të tjera në javët e ardhshme, dhe kompania thotë se do të ndalojë të njëjtit shkelës nga blerja e reklamave.

Sipas rregullave të reja, terroristi në Christchurch nuk do ta kishte të mundur të transmetonte direkt masakrën nga llogaria e tij në mars, thotë një zëdhënës i Facebook për CNN. Mirëpo, ata nuk tregojnë se çfarë rregullash kishte thyer ai më heret.

Deklarata vjen përpara një iniciative nga Zelanda e Re dhe Franca për të inkurajuar kompanitë e teknologjisë dhe vendet që të punojnë së bashku për të bërë më shumë për të kufizuar përhapjen e përmbajtjes ekstremiste në internet.

Marrëveshja që quhet Christchurch Call pritet të nënshkruhet të mërkurën në një takim të liderëve të botës digjitale me grupin G7.

"Unë kam folur me Mark Zuckerberg dy herë tani, dhe në të vërtetë kemi pasur komunikim të mirë në vazhdim me Facebook", tha Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern për Christiane Amanpour të CNN të hënën.

"Herën e fundit që i fola atij një çështje disa ditë më parë, ai dha mbështetjen e Facebook për këtë thirrje për veprim."

Transmetimi direktnuk është  i vetmi problem me të cilën përballen kompanitë e teknologjisë kur vjen puna tek terrorizmi. Pas masakrës në Christchurch Facebook ka larguar 1.5 milionë kopje të videos. Videoja është shpërndarë shpejt edhe në Youtube dhe Twitter, dhe është shpërndarë në mesazhe mes përdoruesve. Një muaj pas sulmit, kopje të videos mund të gjendeshin ende nëpër sajte.

Lidhur me këtë Facebook thotë që për gjetjen e këtyre vIdeove duhet më shumë kërkim. Po ashtu shton se ka investuar 7.5 milionë në partnership me universitete për të identifikuar më mirë mediat e manipuluara.

Përshtatur nga CNN/ Newsbomb.al.

lalllaaaa.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020439863204956
array(1) { ["section"]=> string(70) "sulmi-ne-zelanden-e-re-facebook-ndryshon-rregullat-e-video-live-164392" }