Sulmi tek Charlie Hebdo, arrestohen 4 të tjerë, mes tyre një police

Publikuar tek: bota, më 12:12 10-03-2015 Sulmi tek Charlie Hebdo, arrestohen 4 të tjerë, mes tyre një police Homazhet per nder te viktimave perpara supermarketit ne Paris

Policia franceze ka arrestuar katër persona të tjerë për sulmin islamik në gazetën Charlie Hebdo në Paris dhe në një supermarket, ku nga të dy sulmet mbetën të vrarë 17 persona. 

Një grua oficere policie dhe tre të tjerë besohet se kanë lidhje me Amedy Coulibaly që është vrarë nga policia gjatë pengmarrjes në supermarket. Një i dyshuar i përmendur si Amar ka qenë nën mbikqyrje që nga Janari nën akuzën për drogë, raporton BBC. Por hetuesit kanë përdorur të dhënat e tij të telefonit dhe kanë zbuluar se nuk ishte shumë larg marketit përpara se të kryhej sulmi.

Ata mendojnë se Amar ka qenë afër Coulibaly pikërisht për të ndjekur ngjarjen. Të hënën të katër personat u vendosën nën hetim. E dashura e Amar e cila është konvertuar në myslimane, është një police e cila ka shërbyer në zyrat e inteligjencës. Besohet se ajo ka parë të gjitha të dhënat për Amar pas sulmit të janarit, dhe ia ka dërguar atij. Ajo tashmë është larguar nga detyra.

Dy persona të tjerë që e njihnin Coulibaly, gjithashtu janë pyetur nga policia. Kryeqyteti francez u trondit nga sulmet e 7 janarit dhe 9 janarit të cilat u quajtën sulme terroriste dhe provokuan një reagim mbarëbotëror. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012742042541504
array(1) { ["section"]=> string(70) "sulmi-tek-charlie-hebdo-arrestohen-4-te-tjere-mes-tyre-nje-police-5442" }