Sulmi terrorist në Ankara, shkon në 86 numri i viktimave, reagon MPJ shqiptare

Publikuar tek: bota, më 15:08 10-10-2015

Ka arritur në 86 numri i viktimave si pasojë e atentatit të organizuar ditën e sotme në Ankara të Turqisë.

Ministri i Shëndetësisë, Mehmet Müezzionğlu ka deklaruar se 62 persona vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa 24 të tjerë kanë ndërruar jetë në spital.

Sipas informacionaeve të dhëna nga Müezzionğlu, 18 persona po i nënshtrohen operacioneve kirurgjikale dhe 28 të tjerë ndodhen në në mjekimi intensiv.

Kanë qenë dy shpërthime të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në një stacion hekurudhor të kryeqytetit turk, gjatë kohës kur qytetarët po marshonin në një tubim për punën, paqen dhe demokracinë, raporton ‘’Anadolu Agency’’.

Sipas ÇN turk tubimi ishte kundër konfliktit mes shtetit dhe militantëve kurdë në juglindje të Turqisë.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cila nëpërmjet një deklarate ka dënuar sulmin terrorist të ndodhur në kryeqytetin turk, me pasojë humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqiperisë dënon sulmin e sotëm terrorist të ndodhur në Ankara të Turqisë, me pasojë humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm. Shprehim ngushëllimet e thella dhe u gjendemi pranë popullit dhe qeverisë turke në këto momente të vështira duke uruar një shërim të shpejtë për të plagosurit dhe në tejkalimin e kësaj situate”, thuhet në reagimin e MPJ-së shqiptare. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028102874755859
array(1) { ["section"]=> string(82) "sulmi-terrorist-ne-ankara-shkon-ne-86-numri-i-viktimave-reagon-mpj-shqiptare-22780" }