Sulmi terrorist në Francë, reagon Meta: I tronditur! E dënoj aktin barbar dhe solidarizohem me popullin francez

Publikuar tek: aktualitet, më 17:08 29-10-2020 Sulmi terrorist në Francë, reagon Meta: I tronditur! E dënoj aktin barbar dhe solidarizohem me popullin francez Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Nice të Francës, ku një burrë vrau me thikë dy persona.

Meta i tronditur ndushëllon familjet e të prekurve nga ky akt makabër, teksa dënon me forcë sulmin terrorist.

Reagimi i Metës

Shumë i tronditur nga sulmi i sotëm terrorist në Nisë.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Dënoj me forcë sulmin dhe solidarizohem me popullin mik francez, Presidentin Macron, si dhe me autoritetet franceze në përballje me këto akte barbare që synojnë të mbjellin frikë e terror.

***

Krerët më të lartë të Francës, përfshi Presidentin Macron, kryeministrin Jean Castex dhe ministrin e Brendshëm Gérald Darmanin, u mbledhën me urgjencë mëngjesin e sotëm në Pallatin Beauvau, i quajtur dhe Pallati “i krizave”. Presidenti Macron ka shkuar i pari në Pallatin Beauvau, dhe menjëherë pas tij kryeministri Jean Castex, i cili braktisi një mbledhje të Asamblesë Kombëtare teksa raportonte për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Kryebashkiaku i Nices, Christian Estrosi konfirmoi se autori i dyshuar i krimit është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Mediat në Francë shkruajnë se nga sulmi me thikë në Nice, pranë kishës së Notre-Dame kanë mbetur të vdekur dy qytetarë, një burrë dhe një grua. Sipas tyre, një prej viktimave i është prerë koka. Agresori u plagos nga efektivët e Policisë dhe u arrestua i fshehur në tualetin e Notre-Dame.

Gjithashtu, nga sulmi me thikë ka dhe disa të plagosur të tjerë që janë shtruar në spital.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, një 15 vjeçar dërgohet me urgjencë në spital
E pyesin për eksperiencën me Covid-19, habit vajza e Xhevdet Ferrit: Në janar humba babain nga simptoma të ngjashme »
Article Logic
Execution time: 0.014234066009521
array(1) { ["section"]=> string(115) "sulmi-terrorist-ne-france-reagon-meta-i-tronditur-e-denoj-aktin-barbar-dhe-solidarizohem-me-popullin-francez-225678" }