Sulmi terrorist në Manchester, reagon presidenti Nushani: Dënoj aktin, terrorizmi nuk i gjunjëzon dot vendet e lira

Publikuar tek: aktualitet, më 08:12 23-05-2017 Sulmi terrorist në Manchester, reagon presidenti Nushani: Dënoj aktin, terrorizmi nuk i gjunjëzon dot vendet e lira

Presidenti i Republikës shpreh ngushëllimet për viktimat e akteve terroriste në Arenën e Mançesterit dhe solidaritetin me qytetarët e autoritetet britanike. 

“Presidenti shpreh hidhërimin e thellë mbi viktimat e pafajshme dhe të plagosurit e shumtë të akteve të mbrëmshme terroriste në Arenën e Mançesterit në Britaninë e Madhe. Presidenti Nishani i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave dhe autoriteteve britanike, ndërsa të lënduarve u uron shërim sa më të shpejtë. Në solidaritet të plotë me qytetarët dhe autoritetet britanike, Presidenti Nishani i dënon me forcë këto akte mizore dhe nxitësit e tyre, duke theksuar se terrorizmi nuk do të arrijë t’i mposhtë e gjunjëzojë vendet e shoqëritë e lira”, shkruhet në njoftimin e presidencës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bllokohen rrugët në dalje të Tiranës, të pranishëm Forcat e Armatosura, zjarrëfikëset, ç’po ndodh?
Tragjike, 17 vjeçari mbytet në det te “Gjiri i Lalëzit” »
Article Logic
Execution time: 0.010838985443115
array(1) { ["section"]=> string(118) "sulmi-terrorist-ne-manchester-reagon-presidenti-nushani-denoj-aktin-terrorizmi-nuk-i-gjunjezon-dot-vendet-e-lira-79622" }