Sulmi terrorist në Manchester, ushtria “blindon” Britaninë e Madhe

Publikuar tek: bota, më 06:18 24-05-2017 Sulmi terrorist në Manchester, ushtria “blindon” Britaninë e Madhe

Sulmi terrorist në Mançester të Britanisë së Madhe ka ngritur në këmbë të gjitha strukturat e sigurisë dhe rendit në vend.

Për këtë arsye, në rrugët e Britanisë së Madhe ka zbarkuar ushtria për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Këtë fakt e ka pohuar Kryeministri e Britanisë së Madhe Theresa May mbrëmë gjatë një konference për shtyp.

Ajo tha se niveli i kërcënimit terrorist në Mbretërinë e Bashkuar është rritur dhe për këtë arsye ushtarët do të dalin në rrugë në vende strategjike.

Në sulmin e dy netëve më parë terrorist në koncertin e Ariana Grande në Mançester humbën jetën 22 persona, shumica prej të cilëve fëmijë, ndërsa 119 të tjerë u plagosën rëndë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trump zbarkon në Itali. A do e takojë Papën?
Sulmi terrorist në Britani, si arriti mamaja e Ariana Grandes të shpëtojë nga vdekja mbi 10 fëmijë »
Article Logic
Execution time: 0.011043071746826
array(1) { ["section"]=> string(69) "sulmi-terrorist-ne-manchester-ushtria-blindon-britanine-e-madhe-79747" }