Sulmi terrorist në Manhattan, Trump merr masa ekstreme ndaj emigrantëve

Publikuar tek: bota, më 08:24 01-11-2017 Sulmi terrorist në Manhattan, Trump merr masa ekstreme ndaj emigrantëve

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar “verifikim ekstrem” të emigrantëve, pasi policia ka arrestuar një shtetas nga Uzbekistani, si të dyshuar për atë që ajo e vlerëson si “sulm terrorist”, nga i cili dje u vranë tetë persona në Nju Jork.

Ky ishte sulmi i parë i tillë në Nju Jork prej 11 shtatorit të vitit 2001 dhe hera e parë që në Shtetet e Bashkuara është ndërmarrë një sulm i tillë me makinë, i ngjashëm me ato që kanë ndodhur në Evropë.

“Sapo kam urdhëruar Departamentin e sigurisë për ta shtuar Programin e Verifikimit Ekstrem”. Duke qenë korrekt politikisht është mirë, por jo për këtë”, ka shkruar presidenti Trump në rrjetin Twitter, pasi më parë tha se sulmi ishte kryer nga një “person shumë i sëmurë dhe i çmendur”.

Policia e Nju Jorkut tha se i dyshuari, të cilin policia e kishte qëlluar dhe arrestuar në vendin e ngjarjes, shkruan rel, e kishte shfrytëzuar një kamion të vogël të huazuar për t’i goditur këmbësorët dhe çiklistët në një rrugicë afër vendit ku dikur qëndronte Qendra Botërore e Tregtisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përgjaket Halloween-i në Manhattan, autori thirri “Allahu Akbar” para se të vriste 8 persona, ja ç’ndodhi më pas me terroristin (VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.010027170181274
array(1) { ["section"]=> string(76) "sulmi-terrorist-ne-manhattan-trump-merr-masa-ekstreme-ndaj-emigranteve-97927" }