Sulmi terrorist në Zelandën e Re, shtohen kritikat ndaj presidentit Trump

Publikuar tek: bota, më 00:43 18-03-2019 Sulmi terrorist në Zelandën e Re, shtohen kritikat ndaj presidentit Trump Terroristi Tarrant, i cili vrau 50 persona ne dy xhami ne Zelanden e Re

Shtëpia e Bardhë të dielën hodhi poshtë çdo përpjekje për ta lidhur Presidentin Donald Trump me supremacistin e bardhë Brendon Tarrant, të akuzuar për vrasjen e 50 personave në dy xhami të Zelandës së Re.

Presidenti nuk është një supremacist i bardhë’, tha shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney. ‘Nuk jam i sigurt se sa herë duhet ta themi. Le ta quajmë atë që ndodhi në Zelandën e Re ashtu siç është: një akt tragjik i tmerrshëm’, ka thënë shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Sulmuesi i dyshuar Brenton Harris Tarrant, një 28-vjeçar australian, thotë në një manifest prej 74-faqesh që e publikoi pak para se të ndodhte masakra në dy xhami në Christchurch se e shihte Trumpin si 'një simbol të identitetit të bardhë të rinovuar dhe synimit të përbashkët', por se nuk i mbështeste politikat e tij.

Kjo deklaratë ndezi sërish kritikat se presidenti Trump nuk ka dënuar me forcën e duhur nacionalizmin e bardhë.

Presidenti Trump u sulmua gjerësisht pas një tubimi supremacist në Sharlotsvillë të Virxhinia, në vitin 2017 kur ai barazoi supremacistët e bardhë me protestuesit, duke thënë se ‘të dyja palët’ duhet të fajësoheshin. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Facebook ka fshirë 1.5 milion video të masakrës në Zelandën e Re
ISIS merr përgjegjësinë për vrasjen e një gazetari afgan »
Article Logic
Execution time: 0.010361909866333
array(1) { ["section"]=> string(79) "sulmi-terrorist-ne-zelanden-e-re-shtohen-kritikat-ndaj-presidentit-trump-156841" }