Sulmi terrosit në Suedi, arrestohet një person i dyshuar në aeroportin ndërkombëtar

Publikuar tek: bota, më 06:13 08-04-2017 Sulmi terrosit në Suedi, arrestohet një person i dyshuar në aeroportin ndërkombëtar

Pak orë pas sulmit me kamion në Stockholm ku mbetën të vdekur 4 persona e shumë të tjerë të plagosur policia suedeze arreston një person të dyshuar.  

Arrestimi i tij u bë në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të qytetit dhe sipas policisë ai ishte simpatizant i ISIS.

Personi i cili dyshohet si shoferi i kamionit të vjedhur që goditi turmën në një dyqan të populluar në qendër të qytetit është nga Uzbekistani. 

Policia tha se ai ngjan me një person nga një fotografi që u publikua nga autoritetet më herët gjatë ditës marrë nga kamerat e vëzhgimit në afërsi të skenës së sulmit. Në fotografi shihej një burrë me një xhaketë të gjelbër ushtarake në shkallët lëvizëse.

Jan Evensson nga policia e Stockholmit iu tha gazetarëve se i dyshuari u arrestua në  veri të Stockholmit, në Marsta, në afërsi të aeroportit ndërkombëtar Arlanda. Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një sulm terrosirist, ose jo. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I shpëtuan sulmit në Stokholm, flet shqiptarja me të bijën: Tmerri që pamë me sy
Tjetër ngjarje e rëndë nga përplasja me një kamion, treni me 300 pasagjerë del nga rruga »
Article Logic
Execution time: 0.011137962341309
array(1) { ["section"]=> string(88) "sulmi-terrosit-ne-suedi-arrestohet-nje-person-i-dyshuar-ne-aeroportin-nderkombetar-74477" }