Sulmohen zyrat e ministrive në Bejrut dhe hidhet gaz lotsjellës, varet në shesh manekini i Hezbollahut

Publikuar tek: bota, më 23:29 08-08-2020 Sulmohen zyrat e ministrive në Bejrut dhe hidhet gaz lotsjellës, varet në shesh manekini i Hezbollahut Protesta në Bejrut

Të paktën 5 mijë njerëz kanë dalë në rrugët e Bejrutit për të protestuar kundër qeverisë.

Ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve, teksa këta të fundit janë dashur të përballen dhe me gazin lotsjellës. Raportohet për disa të plagosur gjithashtu.

xham.jpg

Sipas Al Jazeera, ka humbur jetën edhe një polic. Protestuesit sulmuan selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Ekonomisë.

varje.jpg

Përplasje pati dhe mes protestuesve dhe ndjekësve të Hezbollahut. Kryeministri libanez deklaroi ose zgjidhje për krizën ose votime.

Si ç'shihet dhe në foto, protestuesit kanë varur në shesh manekinin e liderit libanez të Hezbollahut, Hasan Nasrallah, nga një skelë druri e rreme në sheshin e Dëshmorëve.

varje.jpeg

Nga ana tjetër, pasuesit e Hezbollahut tentuan një sulm në sheshin e Dëshmorëve, në qendër të Beirut. Ushtria libaneze ka ndërhyrë dhe për momentin ka ndaluar sulmin e ndjekësve të Hezbollahut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010427951812744
array(1) { ["section"]=> string(108) "sulmohen-zyrat-e-ministrive-ne-bejrut-dhe-hidhet-gaz-lotsjelles-varet-ne-shesh-manekini-i-hezbollahut-216534" }