Sulmohet ambasada amerikane dhe stacioni i policisë në Stamboll, 10 të plagosur

Publikuar tek: bota, më 08:10 10-08-2015 Sulmohet ambasada amerikane dhe stacioni i policisë në Stamboll, 10 të plagosur

Të paktën 10 persona, përfshirë dhe 3 policë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë ndaj Ambasadës Amerikane dhe një stacioni të policisë në Stamboll, në atë që besohet se është një sulm i koordinuar terrorist.

Më herët, sulmuesit hapën zjarr ndaj misionit diplomatik amerikan në qytetin më të madh të Turqisë por mundën t’i shpëtojnë policisë. Sipas NTV, policia ka mundur të arrestojë një femër, e dyshuar si njëra nga sulmuesit.

Gjatë orëve të natës, një automjet me eksploziv u përdor për të sulmuar stacionin e policisë, ndërsa sipas “Daily Sabah”, dy nga sulmuesit janë vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010690927505493
array(1) { ["section"]=> string(84) "sulmohet-ambasada-amerikane-dhe-stacioni-i-policise-ne-stamboll-10-te-plagosur-18102" }