Sulmohet me fjalë fyese moderatorja e “Fiks Fare” dhe detyrohet të japë këtë shpjegim për deklaratën e bërë mbrëmë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:57 01-07-2016 Sulmohet me fjalë fyese moderatorja e “Fiks Fare” dhe detyrohet të japë këtë shpjegim për deklaratën e bërë mbrëmë

Moderatorja e emisionit investigativ “Fiks Fare”, Fiori Dardha, është sulmuar me fjalë fyese në rrjetet sociale. Kjo pas një deklarate të bërë mbrëmë prej saj te “Procesi Sportiv” ku tha se nuk i pëlqen futbollisti Cristiano Ronaldo.

Sakaq, moderatorja detyrohet të japë edhe një shpjegim për këtë.

Reagimi i plotë:

Mbreme isha e ftuar ne emisionin sportiv "Proces 2016". Nuk jam fare njohese e futbollit, as ndonje tifoze e zjarrte, por me shume emocion kam ndjekur ndeshjet e kombetares shqiptare ne kete Kampionat Evropian.

Sigurisht qe e mora me shume sportivitet prezencen time ne studio, duke qene se isha ne nje terren thuajse te panjohur.

Gjate bisedes ne studio, ne nje moment u shpreha se nuk me pelqen Cristiano Ronaldo, madje e theksova qe nuk me pelqen si personazh, sepse si lojtar nuk mund ta gjykoj une, derisa ai ka marre me dhjetra trofe.

Kaq u desh qe ne profilet e mi ne rrjetet sociale te vershonin lumenj komentesh fyese.

Pse?! Sepse une kisha guxuar te thoja publikisht qe nuk me pelqen Cristiano Ronaldo. U bera une, te them qe nuk me pelqen Ronaldo! Kjo situate sigurisht qe me corientoi per momentin, aq sa m'u duk se po me benin ndonje kamera te fshehte. Hej njerez! Seriozisht e keni?! Nuk e kuptoni qe beheni qesharake me keto veprime?

Nuk e kuptoni qe po ta merrte vesh Ronaldo si e shprehni ju dashurine per te, do ndjehej i turperuar? Nuk e kuptoni qe beni nje figure teper te shemtuar duke share e shfryre neper facebook e instagram? 

Shijoni futbollin e lerini keto veprime qesharake, se eshte vertet turp! 
Nejse, tek e fundit, "halle" te tilla paçi!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02680492401123
array(1) { ["section"]=> string(118) "sulmohet-me-fjale-fyese-moderatorja-e-fiks-fare-dhe-detyrohet-te-jape-kete-shpjegim-per-deklaraten-e-bere-mbreme-45135" }