Sulmohet me raketa ambasada amerikane në Bagdad

Publikuar tek: bota, më 20:46 19-05-2019 Sulmohet me raketa ambasada amerikane në Bagdad Sulmi me rakete prane ambasades amerikane ne Bagdad

Mbrëmjen e sotme është raportuar se Ambasada Amerikane në Bagdad është targetuar nga disa raketa me origjinë të panjohur.

Ndërkohë mediat ruse raportojnë për disa shpërthime të fuqishme pranë ‘zonës jeshile’, zonë kjo në të cilën përfshihen disa ambasada perëndimore së bashku me atë amerikane.

Raketat shpërthyen në Bagdad në afërsi të ambasadës së Shteteve të Bashkuara ka njoftuar edhe Sky News Arabia, transmeton newsbomb.al.

Autoritetet irakiane ende nuk kanë komentuar incidentin. Reuters përmendi dy burime diplomatike me bazë në Bagdad duke thënë se ka patur shpërthime pranë Zonës së Gjelbër të fortifikuar - zonë që përfshin ambasadat perëndimore.

Dyshohet se sulmi është kryer nga militantët Sh’ia të mbështetur nga Irani, por nuk raportohet ende për viktima, transmeton newsbomb.al.

Mbetet ende e paqartë se çfarë ka ndodhur më tej.

Vijon…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026818037033081
array(1) { ["section"]=> string(54) "sulmohet-me-raketa-ambasada-amerikane-ne-bagdad-164903" }