Sulmohet me thikë në lokal kryebashkiaku gjerman, zbulohet shkaku i krimit

Publikuar tek: bota, më 13:37 28-11-2017 Sulmohet me thikë në lokal kryebashkiaku gjerman, zbulohet shkaku i krimit

Kryebashkiaku i qytetit Altena në Gjermani, Andreas Hollstein, është sulmuar papritur me thikë nga një person në lokal.

Policia gjermane raporton se agresori e ka kryer veprimin për shkak të politikave të kryebashkiakut 57-vjeçar pro emigrantëve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh se ishte e tmerruar nga ky sulm, sipas postimit të bërë në Twitter nga zëdhënësi i saj Steffen Seibert.

Andreas Hollstein, kryebashkiaku i qytetit perëndimor Altena, është sulmuar të hënën në mbrëmje në një restorant nga një burrë i cili e kritokoi atë për politikat lehtësuese në lidhje me emigrantët, shkruan theguardian, raporton newsbomb.al.

56-vjeçari që e sulmoi ishte i dehur, dhe përdori një thikë 30 cm të gjatë. Ai u arrestua në moment.

Qyteti me 17.000 banore Altena, ka pranuar një numër të lartë emigrantësh dhe azilkërkuesh duke i sjellë gjermanisë 1 milion emigrantë që nga viti 2015. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grabitën zyrat postare me armë e maska, arrestohet një shqiptar dhe një italian (EMRAT)
Alarm për bombë në kullën Gerkin në Londër »
Article Logic
Execution time: 0.011870861053467
array(1) { ["section"]=> string(80) "sulmohet-me-thike-ne-lokal-kryebashkiaku-gjerman-zbulohet-shkaku-i-krimit-101086" }