Sulmohet Prokuroria në Afganistan, 10 të vdekur dhe 65 të plagosur

Publikuar tek: bota, më 18:40 09-04-2015 Sulmohet Prokuroria në Afganistan, 10 të vdekur dhe 65 të plagosur

Disa persona të armatosur talibanezë kanë sulmuar zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në qytetin verior Mazar-e-Sharif në Afganistan duke shkaktuar vdekjen e 10 njerëzve dhe plagosjen e 65 të tjerëve. Midis të vdekurve janë edhe 5 oficerë të policisë bashkë me shefin e policisë.

Ndërsa 26 ndër të lënduarit janë zyrtarë të institucionit të prokurorisë.  Prokurori është shpëtuar nga ndërhyrja e forcave të sigurisë në Afganistan. Sulmuesit kanë qenë 4 persona të armatosur talibanë të cilët kanë hyrë në Prokurori me armë zjarri.

Zëdhënësi i Talibanisë Zabihullah Mujahid është shprehur për këtë sulm se është humbje e madhe për armikun e tyre dhe lufta vazhdon.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1603410243988
array(1) { ["section"]=> string(70) "sulmohet-prokuroria-ne-afganistan-10-te-vdekur-dhe-65-te-plagosur-8294" }