Sulmohet qëllimisht makina e gazetarit në Lezhë, i thyejnë xhamin gjatë natës

Publikuar tek: aktualitet, më 09:48 14-01-2020 Sulmohet qëllimisht makina e gazetarit në Lezhë, i thyejnë xhamin gjatë natës

Makina e gazetarit të Abc news dhe Kryetarit të Unionit të Gazetarëve për qarkun e Lezhës, Gjergj Figuri, është sulmuar qëllimisht gjatë mbrëmjes së djeshme.

 Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Figuri publikon fotot e makinës me xhama të thyer ndërsa tregon se ishte e parkuar në rregull dhe sipas tij sulmi ka qenë i qëllimshëm.

"Kjo eshte makina ime... gjate nates me kane thyer xhamin e perparme dhe cuditerisht makina ndodhet e parkuar ne rregull dhe ne nje zone ku nuk mund te bjere asgje nga lart. Nuk e di qellimin e personit dhe as nuk po gjej arsye... por di qe do ta gjej se kush e ka bere", ka shkruar Figuri ndërsa ka publikuar dhe fotot e makinës.

82214969_10218736566758939_4572552514104197120_o.jpg

82248871_2339400643017691_1016743901425303552_n.jpg

82537613_1783148531822393_6766407317681340416_n.jpg

82006977_10218728489117003_6193494259904020480_o.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027891159057617
array(1) { ["section"]=> string(83) "sulmohet-qellimisht-makina-e-gazetarit-ne-lezhe-i-thyejne-xhamin-gjate-nates-191998" }