Sulmohet televizioni prestigjoz “Al Jazeera”, presion me hakera

Publikuar tek: bota, më 22:37 08-06-2017 Sulmohet televizioni prestigjoz “Al Jazeera”, presion me hakera

I konsideruar ndryshe si CNN i botës arabe, televizioni prestigjioz i Katarit, Al Jazeera ka vënë jo pak në siklet monarkitë e rajonit Arabik dhe Egjiptin.

Me mbështetje ndaj Vëllazërisë Myslimane dhe jo vetëm, lindja editoriale e televizionit është gjithashtu kusht për Arabinë Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit që kanë ndërmarrë masa drastike ndaj fqinjit të tyre të vogël, por tejet të pasur me gazin e lëngshëm natyror. Së fundmi, Al Jazeera ka pësuar një sulm kibernetik në internet, pasi lajmit të transmetuar se do të ruajnë pavarësinë e tyre editoriale. Sipas “Mail”, të gjitha rrjetet e televizionit janë vënë nën sulm kibernetik në të gjitha sistemet dhe platformat sociale.

Vet televizioni thotë se ndodhen në sulme të vazhdueshme të piraterisë online platformat e saj digjitale, por se këto sulme me intensitete dhe forma të ndryshme nuk kanë kompromentuar ende platformat e tyre. Sulmi vjen ndërkohë që televizioni është akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera përmes raportimeve të saj.

Drejtori i përgjithshëm i rrjetit Mostefa Souag i hodhi poshtë këto akuza të enjten. Ai tha: “Të gjitha këto fjalë për Jazeera që ndërhyjnë në çështjet e vendeve të tjera janë të pakuptimta. Ne nuk ndërhyjmë në biznesin e askujt, ne vetëm raportojmë. Politika editoriale e Al Jazeera do të vazhdojë e njëjta pavarësisht se çfarë ndodh me këtë ngjarje”, shtoi ai. //oranews//

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 14 vite në koma, por ai dëgjonte gjithçka, edhe atë që i tha e ëma dhe i mbeti peng (Video)
Zgjedhjet në Britani, dalin rezultatet e Exit Poll »
Article Logic
Execution time: 0.012318134307861
array(1) { ["section"]=> string(66) "sulmohet-televizioni-prestigjoz-al-jazeera-presion-me-hakera-81779" }