Abdyl Çeku është autori i sulmit me thikë ndaj trajnerit të Tiranës U-17, Migen Memelli.
Tashmë bëhet e ditur që policia ka vënë nën pranga agresorin që goditi me grushte dhe kërcënoi me thikë teknikun bardheblu. Ai akuzohet për kanosje për shkak të detyrës dhe tashmë do të përgjigjet para drejtësisë për veprimin e tij. Autori i sulmit jeton në Tiranë dhe është 47-vjeç.