Sulmoi policinë në protestën e opozitës, arrestohet 40 vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 19:37 16-05-2019 Sulmoi policinë në protestën e opozitës, arrestohet 40 vjeçari Protesta e 11 majit

Policia ka arrestuar sot një tjetër protestues nga protesta e 11 majit. Sipas policisë bëhet me dije se është arrestuar 40 vjeçari M.Q, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Mësohet se 40 vjeçari gjatë protestës ka goditur forcat e policisë me koktej Molotov, fishekzjarre, flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e 40 vjeçarit nëpërmjet pamjeve filmike.

Gjatë arrestimit, 40 vjeçari ka kundërshtuar efektivët e policisë, duke i goditur ato.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Kapet dhe ndalohet një ndër personat, i dyshuar kryesor, që ka sulmuar institucionet shtetërore dhe punonjësit e Policisë me bomba molotov, kapsolla, flakadanë, sende të forta, etj.

Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën djeshme të opozitës të datës 11 Maj 2019, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. Q., 40 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Ky shtetas në datë 11.05.2018, në orët e pasdites, gjatë zhvillimit të protestës nga ana subjektit politik Partia Demokratike dhe aleatet e saj, ka kundërshtuar dhe goditur në detyrë punonjësit e Policisë së Rendit, që ishin dislokuar me shërbim para godinës se Kryeministrisë dhe Parlamentit dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, ka hedhur bomba molotov, flakadanë, fishekzjarrë dhe kapsolla, në drejtim të forcave të rendit dhe Kryeministrisë.

Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave molotov, kanë mbetur të plagosur 16 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës.

Si pasojë e përdorimit të bombave molotov, fishekzjarreve, kapsollave e sendeve të tjera, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në institucionet shtetërore.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021228075027466
array(1) { ["section"]=> string(68) "sulmoi-policine-ne-protesten-e-opozites-arrestohet-40-vjecari-164604" }