Sulmuan me gurë makinën e Fatos Lubonjës, reagon Kryemadhi: Dënoj me forcë aktin, vjen si pasojë e sjelljes së Ramës

Publikuar tek: aktualitet, më 15:38 07-07-2019 Sulmuan me gurë makinën e Fatos Lubonjës, reagon Kryemadhi: Dënoj me forcë aktin, vjen si pasojë e sjelljes së Ramës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë makinës së analistit Fatos Lubonja, ku një person ka shkatërruar me gurë xhamin e parë të mjetit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Kryemadhi dënon me forcë aktin, i cili sipas saj është rrjedhojë e gjuhës së urrejtjes dhe sjelljes arrogante të Edi Ramës.

Kryemadhi shprehet se kjo dhunë ndaj njërit prej përfaqësuesve më të denjë të fjalës së lire është modeli, që Rama frymëzon me sulmet e tij prej një rrugaçi.

Sipas Kryemadhit, dhuna ndaj mendimit të lirë nuk ka vend në demokraci.

Statusi i plotë:

Të frymëzuar nga dhuna e pushtetit dhe mbytjes së demokracisë prej atyre që kanë rrëmbyer shtetin, simboli i lirisë së mendimit, Fatos Lubonja është kthyer në viktimë të një sulmi të dhunshëm.

Dënoj me forcë aktin, i cili është rrjedhojë e gjuhës së urrejtjes dhe sjelljes arrogante të kreut të Rilindjes.

Kjo dhunë ndaj njërit prej përfaqësuesve më të denjë të fjalës së lirë, është paraprirë nga ligji i inkuizicionit ndaj medias së pavarur miratuar nga Qeveria e paligjshme vetëm disa ditë më parë.

Kjo dhunë e ushtruar sot është modeli, që Edi Rama frymëzon çdo ditë me sulmet e tij prej një rrugaçi dhe banditi politik ndaj kritikëve të qeverisë së tepsisë dhe skandaleve.

Dhuna ndaj mendimit të lirë nuk ka vend në demokraci.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070428848266602
array(1) { ["section"]=> string(120) "sulmuan-me-gure-makinen-e-fatos-lubonjes-reagon-kryemadhi-denoj-me-force-aktin-vjen-si-pasoje-e-sjelljes-se-rames-171415" }