Sulmuan me thikë ish-trajnerin e Vllaznisë Ernest Gjoka, Gjykata dënon me më shumë se 5 vite burg dy autorët (Emrat)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:49 07-12-2019 Sulmuan me thikë ish-trajnerin e Vllaznisë Ernest Gjoka, Gjykata dënon me më shumë se 5 vite burg dy autorët (Emrat) Trajneri Ernest Gjoka

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 5.2 vite burg në total dy autorët që sulmuan me thikë në shkurt të vitit 2018, ish-trajnerin e Vllaznisë Ernest Gjoka.

Kështu, Gjykata ka dënuar me nga 2 vite e 6 muaj burg secili, dy autorët Nehar Foljeta dhe Sehar Xhenje. Këta dy persona në 23 shkurt të vitit 2018 sulmuan me thikë trajnerin e asaj kohe të Vllaznisë Ernest Gjuka, në ambientet e fushës sportive “Reshit Rusi” në Shkodër, sapo ekipi kishte përfunduar stërvitjen.

“Me datë 22.02.2018 rreth orës 17:00, salla operative ka marrë një njoftim se afër portës hyrëse të një fushe sportive, një shtetas i është afruar trajnerit të Vllaznisë, E.Gj, i cili ka qënë në shoqërimin e një shtetasi tjetër të quajtur G.L, dhe e ka sulmuar duke goditur me grusht. Trajneri i Shkodrës është shmangur duke kundërvepruar ndaj sulmuesit dhe në ato momente ka rënë tokë. Pas kësaj personi është larguar me vrap, ku në ikje e sipër është vënë re në dorën e tij një mjet prerës në dukje si thikë”, njoftoi Policia menjëherë pas ngjarjes.

Autori Foljeta pas arrestimit, ka pranuar se ka goditur trajnerin Gjoka por ngjarja sipas tij kishte ndodhur rastësisht.

“I thashë Gjokës që po fundos “Vllazninë”, dhe ai më ofendoi. E godita dhe u përleshëm për pak sekonda”- është shprehur Fojleta pas arrestimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021363973617554
array(1) { ["section"]=> string(120) "sulmuan-me-thike-ish-trajnerin-e-vllaznise-ernest-gjoka-gjykata-denon-me-me-shume-se-5-vite-burg-dy-autoret-emrat-188719" }