Sulmuesi i Kombëtares ka sot ditëlindjen, zbuloni sa vjeç mbush

Publikuar tek: sport, më 07:27 16-07-2016 Sulmuesi i Kombëtares ka sot ditëlindjen, zbuloni sa vjeç mbush

Armando Duka ka uruar në profilin e tij në Instagram, sulmuesin e kombëtares shqiptare Shkëlzen Gashi.

Gashi ditën e sotme ka ditëlindjen dhe mbush 28 vjeç, dhe pjesë e kësaj dite të veçantë të tij është bërë edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.

"Gëzuar ditëlindjen Shkëlzen Gashi. U bëfsh 100 vjeç", shkruante kreu i FSHF-së për Gashin.

Sulmuesi kuqezi u bë pjesë e kombëtares vitin e fundit, ku mori një ftesë nga De Biazi. Tashmë 28-vjeç, ai njihet për grintën e tij në fushë, ku kërkon gjithmonë të jetë mes më të mirëve. Dy janë rastet kur Gashi u bë protagonist me kombëtaren:

Me golin që shënoi kundër Armenisë në "Elbasan Arena", duke i dhënë atë tre pikësh të çmuar Shqipërisë, dhe me rastin flagrant të humbur kundër Zvicrës në "Euro 2016", ku i vetëm me portierin e "Helvetëve" nuk arriti ta çonte topin në rrjetë.

shkelzengashiditelindja.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027621984481812
array(1) { ["section"]=> string(68) "sulmuesi-i-kombetares-ka-sot-ditelindjen-zbuloni-sa-vjec-mbush-46781" }