“Super bravo Gent”, Rama lavdëron Cakajn, shqiptarët e Preshevës i quan “miq” dhe i përshëndet me duar...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:43 16-01-2020 “Super bravo Gent”, Rama lavdëron Cakajn, shqiptarët e Preshevës i quan “miq” dhe i përshëndet me duar...

Kryeministri Edi Rama përshëndet bashkimin e krerëve shqiptarë të politikës në Luginën e Preshevës, dhe përgëzon publikisht ministrin e Jashtëm Gent Cakaj.

Rama i thotë “bravo” Gent Cakajt, ndërsa politikanët e Preshevës i quan “miq” dhe i përshëndet me simbolin e shqiponjës së bërë me duar, në këtë rast të një njeriu me ngjyrë.

Kujtojmë se Rama në mandatin e parë të qeverisjes së tij vizitoi Preshevenë pasi u kthye nga Beogradi. Ai u prit si hero dhe nuk ngurroi t’u drejtohej atë herë preshevarëve me një term më të ngrohtë sesa “miq” dhe bëri një sërë premtimesh: “Do t’i mbrojmë vëllezërit dhe motrat tona në Preshevë”, do të deklaronte Rama.

Pak çaste më parë në Twitter Rama shkruan “Supe bravo Gent”, duke i atribuuar atij meritat për “miqtë” e Preshevës që do garojnë tashmë të bashkuar në zgjedhje.

“Bashkimi bën fuqinë”, përfundon Rama, duke ngatërruar edhe emojin e shenjës së shqiponjës me duar, që këtë herë ka zgjedhur dy duar që përfaqësojnë një njeri me ngjyrë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098779201507568
array(1) { ["section"]=> string(103) "super-bravo-gent-rama-lavderon-cakajn-shqiptaret-e-presheves-i-quan-miq-dhe-i-pershendet-me-duar-192297" }