Super e Marta e primareve, Clinton dhe Trump shumë pranë fitores

Publikuar tek: bota, më 16:27 26-04-2016 Super e Marta e primareve, Clinton dhe Trump shumë pranë fitores

Pesë shtete nisën sot procesin e votimit për primaret amerikane, ku Hillary Clinton shpreson të shënojë një epërsi të dukshme në kampin e demokratëve dhe Donald Trump duke kaluar në kundërofensivë për të frenuar kundërshtarët e tij republikanë.

Qendrat e para të votimit u hapën rreth orës 06:00 (10:00 GMT) në Konektikat ku miliona shtetas amerikanë do t’i drejtohen kutive të votimit në Delaware, Maryland, Rhode Island dhe në Pensilvani.

Gjithsesi asnjë nga dy pretendentët nuk mund të fitojë shumicën e nevojshme të delegatëve për fitoren e partisë së tyre.

Me një numër të madh delegatësh në garë, shumë pranë qëllimit shfaqet kryesisht Hillary Clinton e cila tashmë ka shënuar një avancim thuajse të pakapërcyeshëm ndaj rivalit të saj, senatorit Bernie Sanders.

Sipas sondazheve të fundit, Hillary Clinton është pozicionuar shumë mirë në dy shtetet e mëdha, Pensilvani dhe në Maryland. Qendrat e votimit do të mbyllen rreth orës 20:00. (00:00 GMT).

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020658016204834
array(1) { ["section"]=> string(69) "super-e-marta-e-primareve-clinton-dhe-trump-shume-prane-fitores-38747" }