Super-Hëna e parë (dhe e fundit) e këtij viti shfaqet nesër, si ndikon në batica

Publikuar tek: bota, më 17:11 02-12-2017 Super-Hëna e parë (dhe e fundit) e këtij viti shfaqet nesër, si ndikon në batica

E vetmja “super-Hënë” e vitit 2017 do të ngrihet në qiell mbrëmjen e nesërme, në 3 dhjetor 2017.

Super-Hëna është një lloj i rrallë i Hënës së plotë, ato shfaqen 14% më të mëdha dhe 30% më të ndritshme se normalisht.

Ndërsa një Hënë e plotë ndodh një herë në muaj, super Hëna mund të shfaqet vetëm disa herë gjatë gjithë vitit.

Ndikimi në batica

Batica dhe zbatica nënkupton dy ngritjet dhe dy ultjet e nivelit të ujrave të oqeaneve gjatë 24 orëve e 50 minutave si pasojë e ndikimit të forcës tërheqëse të Hënës. Dukuria e ngritjes së nivelit quhet baticë, kurse e uljes zbaticë.

Në rastin kur Hëna është e plotë edhe baticat janë më të mëdha, sidomos në pjesën pranë Ekuatorit. Kjo ndodh për shkak të tërheqjes gravitacionale të Hënës por edhe të Diellit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kanadaja heq vizat për 2 shtete të Ballkanit
Të qeshësh apo të qash, ja bredhi që porositi në internet dhe çfarë i erdhi me postë »
Article Logic
Execution time: 0.011821031570435
array(1) { ["section"]=> string(84) "super-hena-e-pare-dhe-e-fundit-e-ketij-viti-shfaqet-neser-si-ndikon-ne-batica-101688" }