Super operacioni i Europolit kundër trafikimit të fëmijëve, arrestohen 70 persona

Publikuar tek: bota, më 19:06 09-08-2019 Super operacioni i Europolit kundër trafikimit të fëmijëve, arrestohen 70 persona Operacioni i Europolit

Europoli ka zhvilluar një super operacion në disa vende të Europës dhe të Ballkanit kundër trafikimit të fëmijëve për shfrytëzim seksual dhe shfrytëzim në punë.

Europoli i Mbretërisë së Bashkuar ka udhëhequr operacionin, ndërkohë që i gjithi ka përfshirë autoritetet policore të 15 vendeve anëtare të BE si dhe Zvicrës dhe Islandës.

Europoli bëri me dije se gjatë operacionit janë arrestuar 70 persona dhe janë identifikuar 51 të mitur si viktima të dhunës.

'U arrestuan 34 persona për trafikim të qënieve njerëzore dhe 36 arrestime për vepra të tjera të tilla si grabitje, shpërndarje të materialit të shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe lehtësim të imigracionit të paligjshëm. Fushatat parandaluese në shkolla për të informuar të miturit për rreziqet e trafikimit të qenieve njerëzore ishin gjithashtu pjesë e aktiviteteve operative', thuhet në njoftimin e Europol.

Vendet që morën pjesë në këtë supër operacion ishin Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Hollanda, Rumania, Portugalia, Sllovakia, Spanja, Zvicra, Suedia, Austria, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Islanda, Letonia, Lituania, Sllovakia, Sllovenia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092639923095703
array(1) { ["section"]=> string(87) "super-operacioni-i-europolit-kunder-trafikimit-te-femijeve-arrestohen-70-persona-174853" }