Superaksion antidrogë në Turqi, kapen 5 tonë marijuanë pluhur

Publikuar tek: rajon, më 19:45 15-04-2019 Superaksion antidrogë në Turqi, kapen 5 tonë marijuanë pluhur

Pothuajse 5 ton marijuanë pluhur janë kapur në ujërat ndërkombëtare në Detin Mesdhe, në një operacion policor ku kanë marrë pjesë policia turke, xhandarmëria dhe rojet bregdetare.

Sipas Ministrisë së Brendshme, sasia e drogës është sekuestruar në kuadër të operacionit 'Bashkimi' ku kanë përfunduar në pranga 13 persona, mes tyre 6 anëtarë të ekuipazhit të anijes me të cilën po transportohej marijuana.

Trafikantët ishin nën survejim nga policia pasi më datë 5 shkurt ishin pikasur teksa me një anije peshkimi me flamurin turk në bord ishin nisur në brigjet e Mauritanisë, Marok dhe Algjeri, për të blerë sasi të mëdha droge, raporton Anadolu Agency.

Në operacionin policor janë përfshirë 230 efektivë, 2 qenë antidrogë dhe helikopterë nga ajri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065100193023682
array(1) { ["section"]=> string(67) "superaksion-antidroge-ne-turqi-kapen-5-tone-marijuane-pluhur-160549" }