Superaksion i policisë së Vlorës sot në mëngjes, sekuestrohet 1 ton drogë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:36 24-05-2017 Superaksion i policisë së Vlorës sot në mëngjes, sekuestrohet 1 ton drogë

Policia e Vlorës ka ndërmarrë një superoperacion në orët e para të mëngjesot të sotëm.

Për rrjedhojë, janë sekuestruar 932 kg drogë në një furgon, i cili ndodhej në “Kuzum Baba” në qytetin bregdetar.

Deri tani janë shoqëruar dy persona.

Sipas policise në qytet po qarkullonte një mjet i dyshuar se mund të transportonte lëndë narkotike. Rreth orës 22:30, në lagjen "Hajro Çakërri" pranë vendit të quajtur "Kuzum Baba" është konstatuar dhe bllokuar nga ana e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve një furgon tip Benz Mercedes, me targë AA 196 AI.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë mjet, shërbimet kanë gjetur në mënyrë të sistemuar 46 pako të formave dhe përmasave të ndryshme të mbështjella me natriban dhe qese transparente, brenda të cilave ishin mbushur me material bimor në formë boçesh, e ngjashme si ajo e llojit Cannabis Sattiva.

Nga peshimi i lëndës narkotike, ka rezultuar se pesha e përgjithshme është prej 932 kilogramë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale bashkë me furgonin. Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim shtetasi G.M. Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtor të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale "Prdhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim".

 

 18718531_10209906349637407_106823312_n.jpg18698730_10209906350237422_1136249015_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në Korçë, makina përmbyset në kanal, plagosen 5 pasagjerët (FOTO)
Mëngjesi i Ramës duket shumë shpresëdhënës, publikon foton dhe bën lajmëron qytetarët »
Article Logic
Execution time: 0.0097119808197021
array(1) { ["section"]=> string(78) "superaksion-i-policise-se-vlores-sot-ne-mengjes-sekuestrohet-1-ton-droge-79758" }